A po shkon fushata drejt dhunës? Andi Bushati ‘përplaset’ me Baton Haxhiun

21 Prill 2021 | 20:37

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit nuk kanë munguar tensionet dhe përdormi i armëve në Kavajë dhe Elbasan.

Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” në Euronews Albania tha se në fushata elektorale regjistrohen përplasje në çdo vend të botës.

Ai beson se raste e regjistruara deri tani do mbeten të izoluara dhe fushata do vijojë e qetë, pavarësisht se kanë mbetur edhe katër ditë nga mbajtja e tyre.

“Përplasja në fushatë ndodh kudo. Problemi është se si ndodh një dhunë, se sa banale është ajo që ndodh. Fushata e Edi Ramës ka kulmin e popullaritetit. Për të joshur njerëzit për të qenë prezentë me aq numër, domethënë duhet t’i motivosh ata dhe duhet të bësh diçka për ta. Nuk të vijnë njerëzit kot. Asnjë arsye për të eskaluar situata, përveç ata që frikësohen se do dalin keq në zgjedhje. Nuk do ketë dhunë, kjo dhunë që ndodhi e ka jetëgjatësinë e saj në kohën e kaluar dhe këto armiqësi nuk besoj se do përsëriten”, tha Haxhiu.

Analisti Andi Bushati thekson se qytetarët e Elbasanit jetojnë nën terrorin e bandave, që sipas tij, mbështeten nga kryeministri Edi Rama dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Vetëmbrojta nuk është dhunë, por është heroizëm. Dhunën këtu e ushtrojnë ata që e kanë lënë Elbasanin nën zgjedhën e bandave. Njerëzit që jetojnë nën pushtetin e bandave jetojnë keq dhe me bandat e Ballës dhe Edi Ramës u ka ardhur deri këtu me dhunën”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022