A rrezikohet statusi “UNESCO” për liqenin e Ohrit?
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Por duket se ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.
UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.
Çështja e mbetjeve minerare është një problem i mbartur ndër vite teksa disa kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.
Mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Për këtë arsye mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.
Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aktivisti denoncon: Qentë helmohen masivisht në Sarandë, Vlorë apo Korçë
- Pesionistja kujdeset për 60-70 qen rrugësh çdo ditë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona