A u nxitua PD me deklaratën për policë të armatosur? Bumçi: Ja kush e kishte fajin

17 Tetor 2024 | 21:03
Në seancën plenare të kësaj të enjteje, situata u tensionua me akuza dhe kundërakuza mes deputetëve nga dy kampet, PS dhe PD.
Deputetët e Partisë Demokratike akuzuan efektivët e policisë se kishin tentuar të përdorin armën në drejtim të tyre, duke shpërndarë pamje filmike për të mbështetur pretendimin e tyre.
Ndërkohë, policia e përgënjeshtroi këtë akuzë me një video tjetër, duke sqaruar se asnjë efektiv nuk mbante armë gjatë protestës dhe se ajo që PD e quan armë ishte thjesht një bombul e vogël me spraj.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ishte i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth akuzave të Partisë Demokratike ndaj një prej efektivëve të policisë. Sipas Bumçit, pavarësisht nëse ishte armë apo spraj, ligji nuk lejon praninë e forcave të policisë brenda ambienteve të Kuvendit.

“Ky vend nuk ka më asnjë institucion, përveç Edi Ramës, një sulltan që kontrollon gjithçka. Parlamenti është institucioni më i rëndësishëm dhe Edi Rama e ka shkatërruar. Ajo që ka ndodhur sot është degradim që duhet të marrë një përgjigje të fortë nga opozita dhe qytetarët. Kjo është shkatërrim që nuk njeh vullnetin e 730 mijë njerëzve. Këta qytetarë kanë si dëshmitarë deputetët dhe Rama nuk po i njeh këta deputetë. Nuk kishte nevojë të pyesnim nëse kishte armë apo jo. Dhe po, kishte armë sepse ishin shumë deputetë atje. Pyetja e parë është: çfarë bënte FNSH-ja atje, kur është e ndaluar me ligj? Çfarë bënte policia atje? Kush e thirri? Nëse një polic ka qenë i çmendur, pse ishin të gjitha Forcat Speciale atje? Janë përgjegjës tre persona: kryetarja Spiropali, pa lejen e të cilës nuk futet askush në atë Parlament, ministri i Brendshëm dhe Edi Rama. Nuk ka rëndësi nëse ishte armë apo spraj; ai nuk duhej të ishte fare atje për të goditur deputetin,” tha Bumçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026