A u shkel Kushtetuta për çështjen Berisha? E sqaron avokati Arbër Hoxha
Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të arrestohet, ndalohet apo të caktohet çdo masë sigurimi dhe as nuk mund të kryhet procedim penal nëse nuk merret miratimi paraprak i Kuvendit.
Ky koment u bë në vazhdën e debatit nëse për Sali Berishën është shkelur Kushtetuta apo jo.
“Nga vitit 2012 deri në vitin 2016 ka ndryshuar Kushtetuta ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të merreshin në procedim penal pa pasur nevojën e autorizimit të Kuvendit, por sigurisht çdo masë tjetër sigurie duhej të merrej autorizimi i Kuvendit. Përfundimisht, në vitin 2016, me ligjin për reformën në drejtësi, neni 73 i Kushtetutës ka ndryshuar në këtë formë, që kërkohet autorizimi i Kuvendit vetëm në rastet e arrestit me burg, arrestit të shtëpisë, kontrollit personal dhe kontrollit të banesës. Në bazën për zbatim të Kushtetutës kanë dalë neni 288 dhe 289 i Kodit të Procedurës Penale, madje neni 289 i Kodit të Procedurës Penale është shterues dhe ezaurues, që do të thotë, në rastet kur Prokuroria i drejtohet Kuvendit për të dhënë autorizim për caktimin e një mase sigurie, arrest me burg ose arrest shtëpie dhe Kuvendi nuk e jep, prokurori i çështjes mund t’i drejtohet gjykatës për caktimin e çdo mase tjetër sigurimi. Në rastin e zotit Berisha, kushtetuta nuk është shkelur dhe është zbatuar ligji procedurial shqiptar,” – u shpreh Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jo vetëm Berisha”, gazetari zbulon emrin: Ky politikan i lartë mund të arrestohet
- “Berisha duhet të paraqitet para drejtësisë”, Zeka: SPAK nuk njeh kompromise
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet