“Jo vetëm Berisha”, gazetari zbulon emrin: Ky politikan i lartë mund të arrestohet
Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në dyert e SPAK do të shkojë ish-presidenti Ilir Meta.
Sipas gazetarit mjaftojnë faktet që janë bërë publike deri më tani, si video-incizimi i bërë nga ish ministri Dritan Prifti, që ish-presidenti Meta të arrestohet, e sipas Zekës, çdo gjykatë perëndimore do e dënonte minimumi me 15 vite burg.
“Jam shumë i bindur 90% se do të vijë ilir Meta. Edhe po ta lëmë SPAK-un mënjanë, ne si gazetarë kemi me dhjetëra fakte që Ilir Metën me sy mbyllur e çojnë para drejtësisë shqiptare.
Mjafton ta merrni dhe ta ritransmetoni çdo fjalim të Berishës në drejtim të Ilir Metës, dhe të Ilir Metës ndaj Berishës, ku i tha në parlament që unë nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin, e kam dhënë njëherë.
Merrni edhe video-incizimin e ish-ministrit Dritan Prifti, transmetojeni dhe shikoni se vetëm prej atij video-incizimit, Ilir Meta mund të arrestohet, mund të dënohet dhe çdo gjykatë perëndimore do të dënonte minimumi 15 vjet”,-tha Milaim Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)