AAK fiton Gjakovën, Ardian Gjini rikonfirmohet në detyrë

14 Nëntor 2021 | 20:52

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Gjakovës ka arritur që të fitojë garën në balotazh.

Pas numërimit të votave, Ardian Gjini fitoi me 56.06% duke e bërë të pamundur përmbysjen.

Kandidatja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila mori në këtë duel 43.94% të votave.

Mimoza Kusari Lila në përfundim të procesit të numërimit tha se ka pasur përballë një koalicion të bashkuar opozitar duke pranua humbjen.

Gjini, i cili mban postin e zv.kryetarit të AAK-së rikonfirmohet si kryetar komune pasi ishte në këtë post edhe katër vitet e kaluara.

AAK e drejtuar nga Ramush Haradinaj në balotash kryeson dhe në dy komuna të tjera, Rahovec dhe Klinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026