AAK kërkon dorëheqjen e Kurtit: Po provokon revolta

8 Tetor 2022 | 11:56

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, kërkon dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heqë dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët si në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit. Me këtë formë qeverisje, Lekaj thekson për KosovaPress se Qeveria e Kosovës po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tyre.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, shprehet i shqetësuar edhe me vonesën e zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri.

“Ne kemi hyrë në një krizë ekonomike në rritje të çmimeve enorme. Para disa ditëve u miratua vendimi për shpalljen të emergjencës për energji dhe tani nuk ekzekutohen pagat e arsimtarëve. Me të vërtetë thua se kjo qeveri nuk ia dëshiron të mirën vendit, dëshiron revolta dhe protesta. Më mirë është që kjo qeveri të dorëhiqet se sa të provokojë qytetarët, në këtë rast arsimtarët që më të vërtetë janë në gjendje jo të mirë”, thotë ai.

Insistimi i deridjeshëm i kreut qeveritar për t’i mos i paguar grevistët, Lekaj thotë se është një dobësi e tij dhe se këso vendime, sipas tij janë marrë vetëm në regjime ku dominon diktatura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026