AAPSK merr nën administrim kontenierët me mbetje të rrezikshme

8 Nëntor 2024 | 14:17

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në Administrim 102 Kontenierët me lëndë të rrezikshme, të cilët u rikthyen në Shqipëri përmes anijes “Moliva”.

Sipas AAPSK, ky proces është realizuar përmes një plani të detajuar masash, në përputhje me urdhrin e Prokurorisë së Durrësit për zbarkimin dhe ruajtjen e kontenierëve në një vend të sigurt, larg zonave të banuara dhe me respektimin rigoroz të kushteve të sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.

Në këtë operacion janë përfshirë një sërë institucioneve, ku, përveç punonjësve të AAPSK-së, kanë marrë pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor dhe Prokuroria e Durrësit.

Pas shkarkimit, kontenierët janë transportuar në destinacionin final, në zonën e Porto Romanos, për ruajtje dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, duke u mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.

AAPSK thekson se do veprim ka qenë i dokumentuar dhe kontenierët janë skanuar, kontrolluar dhe verifikuar për të siguruar që janë të paprekur dhe në përputhje me standardet e sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026