“Minatorët e Valiasit çuan në rrëzimin e Nanos”, Xhafo: Çfarë do arrijë Berisha
Gazetari Endri Xhafo në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mwhillin” në Euronews Albania ka komentuar protestën e ditës së sotme para kryeministrisë.
Sipas tij protesta ishte një nevojë për t’i treguar mazhorancës se opozita është bashkë.
Më tej ai theksoi se përveç protestës së vitit 1991 asnjë protestë tjetër nuk e ka rrëzuar qeverinë.
“Protesta në këtë vend ishte ajo në qershor në vitin ’91 që ishin protesta politike që filluan nga greva e minatorëve të Valiasit, më pas kaluan në greva të përgjithshme dhe më pas rrëzuan qeverinë e Fatos Nanos.
Protestat tjera nuk kanë çuar në përmbysjen e regjimit. Protestat në gjykimin tim, kanë pasur qëllime të ndryshme duke i vendosur në një kontekst të caktuar politik. Protesta e 21 janarit ishte nevojë e Edi Ramës, për t’i thënë Sali Berishës më merr seriozisht se unë të vë dhe flakën. Kjo protestë ishte një nevojë për të treguar se ne jemi bashkë. Berisha në fjalën e tij më pas tha, në momentin kur fitohet besimi askush nuk mund ta marrë më fitoren”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë