Abazi: LVV do të ndryshojë platformën e dialogut me Serbinë, minishengeni ka vdekur
Lëvizjen Vetëvendosje pasi të marrë zyrtarisht qeverisjen e presin një sërë çështjesh që presin zgjidhe dhe kryesore është dialogu me Serbinë. Gjatë intervistës me z. Haki Abazi gazetari Franko Egro është ndalur edhe te kjo çështje.
“Ne duam njohjen reciproke dhe jo sabotim nga Serbia, e cila do të blejë kohë me dialog. Ne do shkojmë me opsionet tonat në tavolinë dhe jo të papërgatitur,” – shprehet ish-zv.kryeministri.
Z. Abazi e sheh pozitiv edhe qëndrimin e presidentit Biden në letrën e dërguar Serbisë.
“Biden nga gjitha problemet zgjodhi të dërgoj letrën në Beograd dhe vendosi të jetë protagonist për të çuar para çështjen e dialogut,” – thotë anëtari i Vetëvendosjes.
Ai tregon dhe platformën me të cilën Vetëvendosja do shkojë në dialog me Serbinë.
“Do ndryshoj platforma e dialogut, pasi nuk është folur për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit apo zhdukjen e shqiptarëve në Medvegjë, çështjet e të pagjeturve apo edhe Sanxhakun. Në dialogun e zhvilluar janë bërë të rëndësishme çështje periferike nga Serbia,”- rrëfen Haki Abazi.
Zyrtari i LVV-së hedh poshtë zërat se Kosova do i falë Serbisë diçka.
“Serbia ka fituar shumë deri tani, që sot është ulur për të diskutuar dhe nuk është dënuar për gjenocid. Në fakt toka e uzurpuar në Serbinë jugore duhet të diskutohet në perëndim ku në 600 fshatra janë zhdukur shqiptarët,” – bën thirrje z. Abazi.
Ndërsa minshengenin Ballkanin e quan të vdekur. “Minshengeni është i vdekur se nuk ka peshë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar asnjë gjë në Kosovë,” – shprehet Haki Abazi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve