Abazoviç: Mbështesim kryeministrin Rama, t’i zgjidhim gjërat me dinjitet
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha në konferencën e përbashkët me Edi Ramën se vizita e kryeministrit shqiptar atje vërteton marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Sipas tij ka një atmosferë të mirë mes të dyve dhe ekipeve të tyre.
“Iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë do të marrë vetëm mbështetjen tonë. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti. Çdo gjë që është rezultat i dialogut, marrëveshjes, çdo gjë që nënkupton që dy apo më shumë palë të ulen, të flasin njëra me tjetrën, që me mënyra demokratike të arrijmë një zgjidhje, ne absolutisht e mbështesim. Në këtë kontekst e shohim pozitive vizitën e zotit Rama, i cili ka vizituar dhe vende të tjera të rajonit. Sonte ka një pjesë të takimeve të tij dhe kur është fjala për Malin e Zi ai gjithmonë është i mirëpritur. Jo vetëm ai, por çdo kryeministër i rajonit, çdo kryeministër nga Europa, nga çdo pjesë e botës që vjen me mesazhin që si bashkarisht, në mënyrë konstruktive t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe demokratike,” – u shpreh Abazoviç.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë