Abdixhiku: Dita kur vendimmarrja iu kthehet qytetarëve, vendosni për të ardhmen

17 Tetor 2021 | 11:17

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar sot në shkollën “Faik Konica”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Abdixhiku uroi që kjo ditë e zgjedhjeve lokale të përfundojë sa më mirë teksa e cilësoi këtë ditë një festë pasi vendimmarrja u kthehet qytetarëve.

“Sot është festë, sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë. S’ka gjë më të mirë e më të bukur sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre. Uroj që kjo ditë të kalojë sa më mirë dhe të përfundojë si e tillë. Në veçanti uroj 41 mijë votuesit që për herë të parë sot ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në një shoqëri të mbarë e të mirë”, tha Abdixihiku.

Ai përgëzoi mediat dhe komisionarët e KQZ-së, duke thënë se po kontribuojnë që kjo ditë të shkojë sa më mirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026