Abdixhiku: Nuk duam dhe nuk do punojmë për bashkëpunim me LVV-në

11 Mars 2025 | 10:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar nuk kanë pas asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë, sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën nuk kanë, nuk duan dhe nuk punojnë për një bashkëpunim me ata.

“Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë parti në Kosovë, sidomos nuk kemi pas takim me partinë në pushtet. LDK e ka të qartë politikë karshi LVV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me ta, pra ky është pozicion i qartë i LDK-së para elektoral dhe elektoral. LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit, ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani dhe po ashtu kemi thënë se LDK nuk synon dhe nuk do të punojnë për një qeveri afatshkurta, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të presidenti që përcakton edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovë, LDK nuk beson që do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare, nuk do të përsëritim gabimet paraprake të futje në qeveri në afat shkurtër”, tha ai.

Ai pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, tha se beson që i takon të parit, fituesit të zgjedhjeve të nis afatet kushtetuese sa më parë, pasi vendit i duhet stabilitet institucional, qeveria dhe parlamenti i Kosovës, raporotn KosovaPress.

Kjo ishte mbledhja e parë e kryesisë së LDK-së, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku LDK mori gjithsejtë 171 mijë e 249 vota, edhe pse ky numër mund të lëvizë për shkak të rinumërimit të 15 vendvotimeve, procesi i cili ka nis sot, dhe rinumërimit të 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të cilat do të rinumërohen pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026