Abdixhiku: Thirrja për Qeveri Uniteti u prit me refuzim apriori

9 Qershor 2025 | 19:51

Kryetari  LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përsëritur sërish kërkesën e tij për Qeveri Uniteti, “mbi nevojën urgjente për të tejkaluar ngërçin politik”, edhe pse shprehet që thirrja e tij u refuzua nga secili subjekt.

Deputeti Abdixhiku thekson se, Lidhja Demokratike, do përpiqet të ofrojë zgjidhje, sesa të bëhet pjesë e bllokadës pa qëllim, shkruan KosovaPress.

“Thirrja jonë e mbrëmshme për një Qeveri të Unitetit – për një dalje të përbashkët nga kriza – u refuzua impulsivisht sot në mëngjes. Jo me debat. Jo me kundërmendim, por me refuzim apriori. Në disa raste, edhe me ofendim – sikur nuk dinë të japin një mendim pa ofenduar”, ka shkruar në Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij, pas refuzimit, u vazhdua me të zakonshmen e pazakontë.

“Me rehatinë e seancave që për përmbajtje kanë vetëm numrin rendor; e 30-ta me radhë pasnesër. Ky s’guxon të jetë normaliteti ynë i ri. Gjendja e tanishme është karikaturë politike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “në mungesë të një marrëveshje – nuk ka shumicë, në mungesë të një shumice – nuk ka zgjidhje dhe në mungesë të një zgjidhjeje – duhet marrëveshje politike. Pra kthehemi në fillim”.

“Qeverinë e Unitetit, atë kalimtaren, pra të tranzicionit, atë gjithëpërfshirësen, nuk e propozova për LDK-në. As për veten. E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo. Gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu duke pritur. Andaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje. Do të vazhdojmë me prezantimin publik të Agjendës 15 pikëshe – një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare. Si përmbushje e vakumit deri aty; si përmbajtje e vetme për dalje nga kriza”, ka shkruar Abdixhiku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026