Abuzime të shumta seksuale në kishë/Studiuesi: Hetimi do zbulojë “majën e ajsbergut”

27 Janar 2024 | 16:35

Një raport i pavarur mbi abuzimin seksual në kishën protestante në Gjermani tregon se ka pasur mijëra viktima gjatë dekadave të fundit dhe se rastet e njohura mund të jenë vetëm ‘maja e ajsbergut’.

Hetimi, i porositur nga vetë kisha, zbulon më shumë se 1200 shkelje të kryera nga stafi i kishës.

Udhëheqësit fetarë thonë se janë të tronditur nga përmasat e këtyre krimeve.

“Si institucion, ne kemi qenë gjithashtu fajtorë për krime të panumërta kundër njerëzve, dhe unë e vetmja gjë që mund t’u kërkoj është falje me gjithë zemër për të gjithë ato që janë lënduar kaq shumë”-tha Kirsten Fehrs.

Një pjesë e viktimave që kanë bërë fushatë prej vitesh për të dalë e vërteta, u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve të denoncojnë.

“Kisha Ungjillore ka një problem me dhunën e seksualizuar, ne gjejmë shifra të larta këtu, dhe ka një problem se si i trajton viktimat pasi ato denoncojnë”-theksoi Katharina Krach, viktimë e abuzimit seksual.

Studiuesit, të cilët kanë hetuar skandalin që nga viti 2020, thonë se ka prova që numri real i viktimave mund të shkojë afro 10,000. Zbulimet vijnë disa vite pasi një hetim në Kishën Katolike të Gjermanisë zbuloi një numër të ngjashëm tronditës të rasteve të abuzimit seksual nga klerikët.

Nga raporti i botuar të enjten, të paktën 1,259 njerëz që punojnë për Kishën Protestante të Gjermanisë kanë kryer abuzim seksual në dekadat e fundit, dhe të paktën 2,225 viktima janë të prekur nga abuzimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026