Abuzimet me pronat, Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë për 10 nga 17 të arrestuarit
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për 10 nga 17 efektivët e policisë, inspektorët dhe ndërtuesit e arrestuar për shpërdorim detyre me ndërtimet pa leje në qytetin bregdetar, në Shijak dhe në zonën e Manzës.
Nga masa “arrest me burg”, gjykata e qytetit bregdetar caktoi ndaj të arrestuarve masat e pezullimit nga detyra dhe atë të detyrimit të paraqitjes.
Seanca maratonë e verifikimit të masave të sigurisë gjatë së dielës zgjati më shumë se 10 orë. Një nga efektivët e arrestuar u dërgua në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Operacioni “Abuzuesit” u realizua pas një hetimi 7 mujor.
Nga ky operacion rezultuan abuzime me 37 objekte disa katëshe banimi por edhe biznesi.
Sipas Prokurores së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, policët e arrestuar në bashkëpunim dhe inspektorët e Mbrojtjes së Territorit të njësive administrative Manëz dhe Shijak kishin ngritur një skemë korruptive duke mos hetuar e raportuar ndërtimet pa leje, por edhe ngjarje të tjera kriminale.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)