Abuzimi 1.2 mln euro te Financat, lihet në burg Gjokutaj dhe dy drejtorët

13 Janar 2023 | 13:15

Gjykata ka lënë në fuqi masën e Arrestit me Burg për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlin Gjokutaj dhe dy drejtorëve Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli.

Të tre zyrtarët e Ministrisë së Financave akuzohen se me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Shuma prej 480 milionë lekësh të vjetra  që iu kalua shtetasit Ilir Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

Përmes avokatëve por edhe vetë 2 të arrestuarit që ishin të pranishem nuk e kanë pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026