‘Abuzimi me të miturën, dështim i protokolleve’, Hysi: Policët në shkolla të bashkëpunojnë me mësuesit

3 Qershor 2020 | 07:04

Rasti i abuzimit të adoleshentes në Babrru të Kamzës shokoi opinionin publik, ndërsa nxiti reagimin e institucioneve dhe shoqërisë civile.

Lidhur me këtë rast, edhe organizatat ndërkombëtare të UNICEF dhe UN Women në Tiranë shprehën shqetësimin për mënyrën e trajtimit të çështjes, nga drejtësia, media dhe qytetarët.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi në një intervistë për Euroneës Albania komenti ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë ku u zbulua se një 65-vjeçar abuzonte seksualisht me një të mitur.

Sipas saj, ligjet e miratuara janë goxha të mira, por protokollet e zbatimit nuk kanë funksionuar. 

“Rasti i fundit tregoi edhe një herë se ne kemi ligje shumë të mira, por protokollet për ruajtjen e fëmijëve që kanë rënë ose mund  të bien pre e rasteve të tilla, nuk janë të plota. Edhe nga raportimet e institucioneve rezultoi se ka ende vend për përmirësim.

Problemi i dytë është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe bashkërendimi i të gjitha institucioneve. Është e pafalshme që për një vit rresht shumica e familjeve fqinj me viktimën ishin në dijeni ose kishin të dhëna për dhunën dhe nuk raportonin.

Nga ana tjetër janë oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët nuk janë thjesht për të ndenjur dhe për të parë nëse nxënësit zihen me njëri-tjetrin, por duhet të shkojnë më tej duke bashkëpunuar me mësuesin dhe psikologun”, tha znj. Hysi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026