Açka-qeverisë: Kontrolloni kafazin tuaj, në këtë kopsht zoologjik, Rama është hiena
Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për situatën në Kuvend. Edhe pse kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ajo nuk ka kursyer komentet ndaj tij ndërsa e ka konsideruar si ‘hiena’.
Ajo ka foli dhe për përjashtimin e kolegëve të saj nga seancat plenare duke shtuar se ata s’duhet të lihen jashtë gjatë procesit të votimit.
“Meqë jemi në kopsht zoologjik siç thotë kreu juaj, të paktën kontrolloni kafazin tuaj të jetë këtu në orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare. Pse kryeministri nuk paraqitet sa herë e kërkojnë? Kjo Kushtetuta nuk është për të trembur demin e opozitës, por për ta respektuar. Mbase për ju kryeministri është Skënderbe e Zeus, por për ne është kryeministër që duhet ta japë llogari. Meqë na ka deklaruar si kopsht zoologjik që duhet të vijë sa herë të dojë, vendoseni vetë kush është qelbësi në këtë parlament. Kryeministri i bie të jetë hiena.
Komisioni hetimor, ju keni nxjerrë jo firma e këtij e atij, sa kohë deputeti thotë që firma e tij, s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat e njerëzve kur deputeti e thotë publikisht që është firma ime. Keni shkelur nenin 77.
Ju edhe sikur t’i përjashtoni, keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori. Në momentin e votimit jeni e detyruar t’i ftoni të votojnë. Si e gjithë Europa, momentin e votimit duhet t’i ftoni në sallë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul”, tha Açka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta