“Ngrini komisionin sot”- Zhupa debat me Ballën. Socialisti: Po intimidoni drejtësinë
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në lidhje me përjashtimet e deputetëve dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, kërkoi që Komisioni Hetimor për kryeministrin të ngrihet që sot, pasi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme e opozitës.
“Neni 25 pika 2 thotë se Kuvendi ka të drejtë me ¼ e anëtarëve të tij është i detyruar të ngrejë Komisionin Hetimor.
44 deputetët më shumë se ¼ ju kanë dorëzuar kërkes, më shumë se 35. Kërkesa ime proceduriale është që Komisioni Hetimor të ngrihet që sot. Pse nuk e ngrimi? Dhe pastaj doni të rrimë qetësi sikur jemi në kopësht këtu. Nuk kërkojmë asgjë nga ju vetëm të zbatoni rregulloren. Të vi këtu kryeministri Rama të përgjigjet për çështjen McGonigal, të ngrihet Komisioni Hetimor dhe të kthehen deputetët e përjashtuar”, tha Zhupa.
Në përgjigje të kërkesave të Zhupës, kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla tha se kërkesa për komision po shqyrtohet, ndërkohë që mocioni me debat për çështjen MxGonigal do të mbahet më 2 mars.
Ai tha se përpjekjet e opozitës për të cënuar jetën parlamentare bëhet për të intimiduar drejtësinë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Lidhur me kërkesën që sapo u shqyrtua. Unë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mocionin me debat dhe ka marrë vendim dhe vendimi është në konsultim me zyrën e kryeministrit, i cili thotë se do të jetë present në datën 2. Më duket absurd që ju doni të zhvillohet debati sot, kur e dini shumë mirë që kryeministri është në një vizitë të rëndësishme në Japoni.
Komisioni hetimor po shqyrtohet. E para në seancën e datës 23 ka ngritur një komision për ndryshimet në ligj dhe na duhet të shqyrtojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe prandaj thirrja ime është që kjo seancë ose kjo shfaqje nuk ka të bëjë me komisionin hetimor as me debatin McGonigal, por është një përpjekje e këtyre për të intimiduar drejtësinë”, tha Balla.
LEXO GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës