Protestë dhe Kuvend, çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare të kësaj të enjteje

23 Shkurt 2023 | 09:18

Sot opozita mban protestën e radhës në orën 10:00 para Kuvendit. Paralelisht me protestën do të nisë dhe seanca plenare.

Seanca nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

Ditën e mërkurë deputetët mbështetes të zotit Berisha kanë depozituar një kërkesë në Kuvend për ndryshim e rendit të ditës,  ku kërkojnë që si pikë e parë të jetë çështja McGonigal.

Të martën Socialistët bënë përjashtimin e radhës të deputetëve demokratë në sekretariatin e etikës. çka do të thotë se sot do të mungojnë në séancë edhe 6 deputetë. Ndëshkimin më të fortë me përjashtim 10 ditor e morën deputetet Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti Masën.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por deputeti Spaho përdori rrjetet e tij sociale për të treguar se do të bënte të njëjtën gjë si në seancën e shkuar pavarësisht masave të socialistëve.

Me pezullim u ndëshkuan edhe dy deputete demokrate, respektivisht Greta Bardeli me 3 ditë dhe Lindita Metaliaj me 5 ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026