“Mos prek me dorë ti ore!”- Deputetët e PD-së përplasen me Gardën në Kuvend

23 Shkurt 2023 | 10:16

Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me pounonjësit e Gardës në hyrje të parlamentit.

Shkak është bërë moslejimi i deputetëve të përjashtuar për të marrë pjesë në seancë.

Nga pamjet dëgjohen deputetët të cilët i thonë punonjësve të Gardës të mos i prekin me dorë.

“Hape derën. Tërhiqi çunat se do futemi në mbledhje byroje. Mos prek deputetët me dorë ti ore”, dëgjohet të thotë Vokshi.

Ndërkohë deputeti Luan Baçi dëgjohet të thotë me tone të larta: “Më kape me dorë! Nuk lejohet të kapësh me dorë një deputet.”

Kujtojmë se nga Sekretariati i Etikës janë përjashtuar këtë javë 6 deputetët të Partisë Demorkatike të cilët bllokuan foltoren gjatë seancës së kaluar.

Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë.

5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.

Ndërkohë që do të mungojnë në seancë për shkak të përjashtimit 10-ditor nga java e kaluar edhe Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026