U përjashtuan nga seanca, deputetët e PD-së ankimojnë vendimin

23 Shkurt 2023 | 10:10

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar ankimim pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD i cili u mor në kundërshtim me Rregulloren.

Ata kërkojnë që kryetarja e Kuevendit Lindita Nikolla, të marrë të gjitha masat e duhura për respektimin e të drejtave të deputetëve dhe mos pengimin e tyre në seancat e komisioneve parlamentare si dhe në seancën plenare, përfshirë nga Shërbimet e Sigurisë së Kuvendit.

Ankimi

“Deputetët e opozitës, kanë qenë në kërkim të të drejtave të tyre procedurale, të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, që janë shkelur e penguar në mënyrë vazhdueshme e të përsëritur ne të gjitha seancat e fundit plenare nga organet drejtuese të Kuvendit.

Përdorimi i masave ekstreme disiplinore në grup, në mënyrë të vazhdueshme e joproporcionale, është bërë qëllimisht për të ndikuar në aftësitë e opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të saj në seancë plenare komisione.

Përsa më sipër, vendimi Nr. 39, datë 21.02.2023 i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën është një akt antikushtetues, antiligjor; është një goditje e rëndë për parlamentarizmin në Shqipëri.

Ndaj, bazuar në Nenet 65/3, 65/4 e vijues të Rregullores së Kuvendit, nga Byroja e Kuvendit, kërkohet shfuqizimi i menjëhershëm i tij.

Neni 65/3, pika 4 i Rregullores së Kuvendit përcakton: “Me paraqitjen e ankimit… vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit”.

Kryetarja e Kuvendit, në zbatim të Nenit 76/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenit 7/1 dhe 7/2, Nenit 65/3 të Rregullores së Kuvendit, të marrë të gjitha masat e duhura për respektimin e të drejtave të deputetëve dhe mos pengimin e tyre në seancat e komisioneve parlamentare si dhe në seancën plenare, përfshirë nga Shërbimet e Sigurisë së Kuvendit (Garda e Republikës së Shqipërisë.)- thuhet në ankim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026