Adriatik Lapaj: Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, ndaj besojnë te ndërkombëtarët
Avokati Adriatik Lapaj thotë se qytetarët shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë politike, qeveria dhe opozita.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se shqiptarët i besojnë institucioneve si SHBA, OSBE dhe BE, për shkak të aspiratët që kemi ne si popull.
“Unë e lexoj kështu. Partitë politike, opozita, qeveria, pra janë të treja pjesë e përfaqësimit. Tre institucionet përfaqësuese të vendit, kanë krizën më të madhe të besimit. Kjo ka një arsye, është shumë logjike. Arsyeja është se ne kemi deformuar garën dhe duke deformuar garën, qyetarëve iu është imponuar që të zgjedhin dhe të votojnë njerëz të cilët përbëjnë partitë politike, përbëjnë opozitën, përbëjnë edhe qeverinë, të cilët nuk e kanë besimin qytetar.
Janë promovuar përmes nepotizmit, blerjes së vendeve në parlament dhe përmes imponimit të atyre të cilët, qytetarët i shohin që nuk performojnë si përfaqësues të tyre. Këtu ka një problem real, pra mungon përfaqësimi real, qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar. Sa i takon besimit pra, që rezultojnë, ambasada e SHBA-së, OSBE-së dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri, si institucionet më të besuara, kjo nuk lidhet me faktin e angazhimit tyre konkret në Shqipëri, por lidhet me aspiratën tonë, për modelin e vendeve nga ata vijnë, ne si popull aspirojmë atë model”, theksoi ai.
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme