Aeroporti i Kukësit do lidhë veriun e Shqipërisë me diasporën, thotë Et’hemaj

20 Prill 2022 | 22:23

Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se aeroporti i Kukësit është rajonal dhe nuk e konkuron dot aeroportin e Tiranës.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aeroporti i Kukësit do të përdoret për të lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me diasporën.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk konkuron dot aeroportin e Tiranës. Ka një zonë interesi rreth 1 milion banorë. Ne do të përdorim aeroportin e Kukësit për të lidhur pjesën veriore të vendit me diasporën”, tha ai.

Et’hemaj nënvizoi se aeroporti i Kukësit është sezonal në bazë të fluksit të fluturimeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026