AFP: Franca nuk do t’i shesë avionë luftarakë Serbisë, pret konfirmime

15 Prill 2024 | 10:56

Kontrata mes Serbisë dhe Francës për blerjen e avionëve luftarakë mund të mos nënshkruhet. Agjencia AFP thotë se kompania që prodhon avionë ‘Dassault Aviation’ po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Sipas medias franceze, kompania do të marrë konfirmimin e qeverisë për zhvillimet politike në Serbi, para se të nënshkruajë kontratën.

Pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të blinde 12 avionë të markës, “Rafale”, të cilët cilësohen si avionët më të mirë luftarakë francezë. Blerja e tyre mund të kushtojë mbi 3 miliardë euro.

Ndërkohë në Serbi kjo blerje u cilësua si afrim me NATO-në dhe kritikët aleancës e cilësuan vendim të gabuar.

Serbia ka blerë gjatë viteve të fundit një numër të konsiderueshëm armatimesh nga Rusia, Kina dhe Irani. Kjo aleancë e Serbisë me vendet jo miqësore me NATO-n ka rritur pikëpyetjet brenda BE për mbështetjen që po i jepet Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026