Agim Baçi: Përplasja midis Metës dhe Bashës u përshkallëzua për shkak të Berishës

23 Nëntor 2021 | 21:30

Gazetari Agim Baçi u shpreh në studion e “Now” se është normale që të ketë debate midis PD-së dhe LSI-së, pasi gjithmonë ata që humbasin në zgjedhje zemërohen dhe kanë arsye të përplasen.

“Fituesit nuk kanë pse zemërohen se janë duke ndarë pushtet”, shtoi ai.

Agim Baçi tha se përplasja midis PD-së, LSI-së dhe presidentit Meta ka ndodhur që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, mirëpo është përshkallëzuar duke u ndikuar nga lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit Berisha.

“Zjarri që ka hedhur Sali Berisha është i lehtë që të djegë këdo rreth e rrotull. Ilir Meta ka një lidhje dhe respekt për Sali Berishën”, tha Agim Baçi.

Gazetari u shpreh se megjithatë është i habitur nga sjellja e presidentit Meta, i cili ditën e djeshme hodhi akuza të rënda mbi kreun e PD-së.

“Unë kam shkuar kur z. Meta ka ftuar protestë dhe tha se është betuar mbi Kushtetutë. Dje doli me variantin që i është ulur në gjunjë z. Basha”, tha z. Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026