Agim Nesho sulmon Ramën: I çmendur, kush e dëgjon s’ka integritet, s’ka vizion
Zv. kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e cilësoi kryeministrin Rama “të çmendur” dhe u shpreh se ata që e dëgjojnë nuk kanë as integritet, as vizion.
Sipas Neshos Rama nuk është një lider që merret me problemet e vendit dhe është i vetëdijshëm për llojin e fjalimeve që mban në parlament.
“Rama ka një gjë që po të shtypi njëherë me këmbë nuk ka më respekt për ty, prandaj kjo lloj retorike kaq e ashpër, e papranueshme, një çmenduri. Kur e dëgjon një njeri, po mos ta dish që është në parlamentin e Shqipërisë do thuash ka vajtur një i çmendur aty dhe po flet me një fjalor që asnjë nga ata deputet që është aty po të kishin integritet nuk do të qëndronin,” – deklaroi Nesho në “Now me Erla Mëhillin”.
Zv. kryetari i PL-së tha fakti që kryeministri nuk ka asnjë plan për zhvillimin ekonomik mund të jetë arsye e këtij niveli të diskursit politik.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në