Agjencia e OKB-së: Marina izraelite goditi një objekt tonin. Gaza, e pasigurt

13 Nëntor 2023 | 12:30

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka thënë se marina izraelite goditi një nga objektet e saj në Gazën jugore, pavarësisht se ata pretendonin se i kishin ndarë koordinatat me palët ndërluftuese.

Sipas mediave të huaja, UNRWA tha se sulmi të dielën shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në objektin e saj në Rafah, duke shtuar se nuk u shënuan viktima pasi stafi i OKB-së u largua nga objekti 90 minuta para sulmit.

“Ky sulm i fundit është një tjetër tregues se askund në Gaza nuk ka siguri. As veriu, as zonat e mesme dhe jo jugu,” tha komisioneri i përgjithshëm i UNRËA, Philippe Lazzarini.

UNRWA tha se kishte ndarë koordinatat eobjektit  së stafit ndërkombëtar të OKB-së dy herë me palët ndërluftuese, përfshirë të premten e kaluar.

Kujtojmë se që prej 7 tetorit, me mijëra persona, izraelitë e palestinezë, kanë humbur jetën pas luftimeve të Izraelit me Hamasin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026