Agjenda e Konferencës Ndërqeveritare, Beqaj flet nga SPAK | 5 ngjarje

18 Korrik 2022 | 22:10
  • Konferenca e parë Ndërqeveritare, zbardhet agjenda në Bruksel

Një delegacion shqiptar ka mbërritur këtë të hënë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, pasi ditën e nesërme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës, kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexoni për më shumë: Konferenca e parë Ndërqeveritare, zbardhet agjenda në Bruksel

Flamuj të Bashkimit Europian në ndërtesën e KE-së
  • ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur për mediat, pas 9 orësh në zyrat e SPAK, ku u pyet në lidhje me tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Beqaj u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit i cili ka dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë.

Lexoni për më shumë: ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Turqia do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, nëse vendet nordike nuk mbajnë premtimet e dhëna, që përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë.

Kështu u shpreh këtë të hënë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Finlanda dhe Suedia.

Lexoni për më shumë: Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
  • Humbin jetën dy persona nga virusi Marburg, i ngjashëm me Ebolën

Dy persona në Ganë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Marburg, i cili shkakton sëmundje të ngjashme me Ebolën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se të dy pacientët në rajonin Ashanti të Ganës jugore kishin simptoma të tilla si diarre, ethe, të përziera dhe të vjella para se të ndërronin jetë.

Lexoni për më shumë: Humbin jetën dy persona nga virusi Marburg, i ngjashëm me Ebolën

  • Vuçiç: Kam dërguar kërkesë për të hyrë në Kroaci, por është refuzuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve kroate, për mos lejimin e një vizite të tijën private në Jasenovac.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç është shprehur se ka dërguar tre herë një kërkesë për të vizituar Jasenovacin dhe çdo herë është refuzuar për një arsye të pakuptimtë.

Lexoni për më shumë: Vuçiç: Kam dërguar kërkesë për të hyrë në Kroaci, por është refuzuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
10:49 | 02/07/2026