Agjenti imobiliar: Te Pazari i Ri s’gjen shtëpi poshtë 2200 euro/m2
Rritja e numrit të të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri ka shtuan blerjet e apartamenteve, ndërsa kërkesat janë rritur me 42%.
Reinaldo Pipiria, drejtor i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme tregoi në një intervistë për Euronews Albania se çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar në kryeqytet dhe tashmë janë të rralla zonat ku mund të blihet një apartament poshtë 700-750 euro/metri katror.
Ai tregoi se në zonën e Kombinatit mund të gjesh ende, edhe pse rrallë apartamente me 700-750 euro/m2, ndërsa në qendër, në zonën e Pazarit të ri, nuk ka shtëpi poshtë 2200 euro/m2.
“Në qendër historikisht zona e Pazarit të Ri ka qenë 2 mijë euro metri katror dhe është rritur me 10 për qind duke shkuar në 2200 euro/’m2. Zona e liqenit ka shkuar në 2500-3500 euro/m2. Këto janë zona elitare, që kur blihen përdoren për investim, për biznese ose për t’i dhënë me qira për të huajt”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset