Agjërimi mund të ketë pasoja tek disa persona mjekja: I ndaluar për fëmijët

2 Mars 2026 | 19:07

Agjërimi apo mbajtja e dietave fasting ka një sërë përfitimesh për turpin dhe mendjen por kjo nuk vlen për të gjithë. E ftuar në emisionin “Health O’clock” mjekja endokrinologe se  mungesa e ushqimit për shumë orë, mund të krijojë probleme tek disa kategori të sëmurësh.

“Te një pacient diabetik për shembull, ndodh hipoglicemia, rënia e sheqerit, e dyta që ndodh është dehidrimi dhe kjo sjell çrregullime, gjendje të rënda shëndetësore që kanë nevojë për hospitalizim. Në rastin e insuficencave kardiake do sillte çrregllime elektrolitike, çrregullime të ritmit kardiak, që gjithashtu janë jetëkërcënuese”, tha Edlira Hoxha, endokrinologe.

E kur bëhet fjalë për fëmijët dhe adoleshentët, ekspertët thonë se ai është i ndaluar.

“Ne në fakt nuk e rekomandojmë te të gjithë fëmijët dhe tek personat nën 18 vjeç për shkak të specifikave të moshës, për shkak të procesit të rritjes, ku janë të nevojshme lëndët ushqyese bazë si karbohidratet, proteinat, yndyrnat, ndaj nuk e rekomandojmë as si proces dietik siç është fasting, por edhe gjatë muajit të Ramazanit nuk do ta rekomandonim”, shprehet mjekja.

Pavarësisht se agjërimi apo dietat fasting, shërbejnë si një rigjenerim për trupin, mjekët rekomandojnë bërjen e disa analizave përpara nisjes së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije...
13:52 | 07/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

Apeli i GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” i cili është dënuar më parë për...
13:46 | 07/07/2026

SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ndaj katër të pandehurve...
13:20 | 07/07/2026