“Agnesa e Zotit”, premierë në skenën e teatrit Skampa në Elbasan

6 Tetor 2024 | 16:08

Agnesa e Zotit” shfaqja e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, u prezantua si premierë në teatrin Skampa në Elbasan. Me regji nga Kiço Londo shfaqa u interpretua nga  tre aktorë të njohur të teatrit  Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka. Kjo vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier përmes ngjarjeve të bujshme, por bindëse eksploron natyrën e fuqisë së Zotit në tokë, nëpërmjet një pamje humaniste.

 “Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Regjisori Kiço London tregon pse zgjodhi Elbasanin për këtë premierë  dhe publikun e veçantë të qytetit.

” Elbasani është vetëm ogur i mirë, prandaj ne shumicën e shfaqjeve fillojmë dhe i promovojmë në Elbasan. Jo vetëm për distancën por për mikpritjen dhe mbi të gjitha për spektatorin e mrekullueshëm  të Elbasanit, që edhe sonte e tregoi. Kur shfaqet janë të mobilizuara përcillin mesazhe, ai vjen duartroket përgëzon dhe na vë ne përgjegjësi për shfaqe të reja”,-tha regjisori Kiço Londo.

Kjo shfaqe dramë  mbajti publikun në ankth deri në fund të shfaqjes. Aktorja Eni Jani, në rolin e mjekes psikiatre hyn në skenë sapo nis shfaqja dhe del prej saj në fund, pas plot 90 minutash. Në të njëjtën lartësi paraqiten edhe dy personazhet e tjera, të cilat rrëmbyen simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.

“Përgjithësisht unë jam mësuar me pjesën e dramave  nuk kam luajtur shumë komedi.  Kjo ka qenë një nga ato më të veçantat, sepse në karrierën time nuk më ka ndodhur që të hy dhe të dal e fundit nga skena. Dhe kjo është ngarkesë është emocion është energji shumë e madhe, dhe për me tepër edhe vetë ngjarja është shumë delikate. Nuk është vetëm një ngjarje që ndodh janë disa është ngjarja e doktoreshës, e nenës e Agnesës  të gjitha ndërthuren me njëra-tjetrën”,-tha Eni Jani.

“Autori me shumë mençuri ka thënë që ne e gjejmë mrekullinë vetëm ne shtrat e askund tjetër, dashurinë mes njeri tjetrit që sot po na ndihmon, hipokrizinë që po na rrethon. Por thelbi është pikërisht tek shenjtëria, mirësia, besimi që kanë”,- tha Violeta Trebicka.

Shfaqja dramë “Agnesa e Zotit” është e ndërtuar mbi pyetjet. E gjithë kjo lidhet me misterin e një vrasjeje: një murgeshë lind, një foshnje mbytet . Pas Elbasanit shfaqja do të udhëtojë në qytete të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026