“Agnesa e Zotit” vjen në Tiranë, drama shokuese shfaqet në Universitetin e Arteve
Laura Nezha, Eni Jani dhe Violeta Trebicka sollën mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve, shfaqjen teatrale “Agnesa e Zotit”.
Nën regjinë e të mirënjohurit Kiço Londo, aktorët interpretuan mitin e paparashikueshëm të nënës dhe natyrës njerëzore.
Drama është një vepër që provokon mendime. Ajo vë në pikëpyetje siguritë ligjore, psikiatrike, fetare dhe ekzistenciale, duke ekspozuar paqartësitë morale, duke përdorur një dialog jashtëzakonisht gazmor, dramatik, i cili është plot humor dhe zgjuarsi.
“Agnesa e Zotit” është një dramë e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier, i cili tregon historinë e një murgeshe të re (interpretuar nga Laura Nezha) që lind një fëmijë në manastir dhe këmbëngul se foshnja erdhi si rezultat i ngjizjes së virgjër.
Pasi fëmija gjendet i vdekur, një mjeke psikiatre (interpretuar nga Eni Jani) dhe nëna eprore e kuvendit (interpretuar nga Violeta Trebicka) përleshen gjatë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Drama “Agnesa e Zotit” e cila ka marrë një sërë çmimesh dhe është shfaqur pothuajse në të gjithë vendet e botës, do të vijojë të luhet edhe më 6 dhe 7 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve