“Agonia” e profesioneve të lira, tatimi i ri progresiv dhe beteja në Kushtetuese

14 Qershor 2024 | 16:50

Të vetëpunësuarit thonë se përballen këtë vit me një sistem të pandershëm taksimi, i cili nuk po i lejon të kryejnë aktivitet normal në treg.

Tatimi progresiv me fashat 15 dhe 23%, është denigrues dhe i nxit ata të mbyllin ose transferojnë aktivitetin në vend tjetër. Por, teksa ligji ka 6 muaj që është në fuqi, beteja e profesioneve te lira me qeverinë është në Gjykatë Kushtetuese, e cila do të japë një përgjigje në 18 qershor.

Gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergo bëri një pasqyrim të fashave që përfshin tatimi i ri progresiv për profesionet e lira.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim, tha Gjergo.

Profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime profesionale (26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione) janë bërë pjesë e taksimit me fasha, dhe nuk trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.

Të vetëpunësuarit fituan një betejë të vogël me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” më 31 maj.  Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë.

Zbritja e shpenzimeve apriori nuk u zbatua në llogaritjet e parapagimit të tatimit me njoftimet e mëparshme, dërguar në muajin Prill ndaj bizneseve. Tatimet për parapagimin e kësteve të tatimet u mbështeten mbi deklarimet e bizneseve, ku shumica e tyre kishin deklaruar shpenzime të ulëta, për shkak të mosnjohjes së tyre me dokumentim kontabiliteti.

Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është midis 27-34% më i ulët. Me një shembull të thjeshtë, tatimpaguesit nuk paguajnë 102,000 lekë për këstin e muajit maj, por me zbritjen e aplikuar 30% do paguajnë, 70.200 lekë.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 qershor 2024, bashkë të treja paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026