Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme
Presidenti Joe Biden ka deklaruar këtë të mërkurë se “lufta e gjithanshme” është ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë duke u përshkallëzuar dita-ditës.
Megjithatë presidenti amerikan është shprehur në një intervistë në ABC “The View” se ende shpreson se mund të gjendet një strategji për ndalimin e luftës.
“Lufta e gjithanshme është e mundur, por unë mendoj se ka gjithashtu mundësi, ne jemi ende në lojë për të marrë një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha Biden në “The View” për ABC.
Komentet e tij vijnë pas ditëve të tëra sulmesh midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban.
Këto sulme kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë rindezur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar