Agron Kapllanaj: Paradoksale të thuash që PD mund të rithemelohet me Berishën apo Pollon
Kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës është anti-statuor.
Z. Kapllanaj nënvizoi se nuk po krijohet një përçarje e PD me zhvillimet e fundit, por sipas tij është një përçarje elitash.
“Është elita e shkruarës që nuk do ta lëshojë që është në pakicë. Do të vazhdojë përtej 30 viteve. Pjesa tjetër është elita e re, e cila do të vazhdojë para dhe të ndahet nga e shkuara”, tha ai.
Z. Kapllanaj theksoi se PD gjatë këtyre viteve ka pasur edhe funksionarë që nuk kanë punuar mirë dhe i kanë bërë dëme këtij shtetit.
“Për hir të vërtetës PD në këto 30 vite ka arritje të mëdha, por dhe ne kemi bërë gabimet tona dhe nga ato gabime duhet të mësojmë. Kemi pasur njerëz, funksionarë të PD-së që ka kanë punuar shumë mirë. Kemi pasur edhe atë pjesë të zyrtarëve që nuk kanë punuar mirë dhe i kanë bërën këtij vendi”, u shpreh ai.
Ai shtoi se është paradoksale të thuash që PD mund të rithemelohet me Sali Berishën apo Genc Pollon.
“Nuk mendoj që Basha i përket elitës së vjetër”, përfundoi ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?