Agron Shehaj denoncon Edi Ramën: Si e përdori fshehurazi zyrtarin e FBI-së

2 Shkurt 2023 | 21:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi se sipas hetimit në SHBA, kryeministri Edi Rama ka përdorur fshehurazi zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte në detyrë, për të eleminuar opozitën.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se mjafton ky fakt që Rama të japë dorëheqjen.

“Çfarë del nga hetimi që ka bërë FBI-ja? Del që kryeministri i Shqipërisë ka përdorur agjentin e FBI-së, në detyrë, për të sulmuar dhe për të eleminuar opozitën. Agjenti shqiptar mori informacion nga zyra e kryeministrit.

Praktikisht, kryeministri ka përdorur një zyrtar të lartë të FBI-së, fshehurazi, për të eleminuar opozitën. Në një vend demokratik, mjafton kaq që kryeministri të japë dorëheqjen, e jo më të japë llogari në parlament”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Now në Euroneës Albania lidhur me protestën pas 31 ditëve të zhvilluara. Klosi tha se...
22:04 | 30/06/2026