“Agron Shehaj e ka ruajtur moralin”-Olli: Votat do i kërkojë nga PD, është i djathtë
Gazetari Leonard Olli është shprehur se deputeti Agron Shehaj, i cili po inicion një lëvizje të re politike, është një personazh që e ka moralin e pastër.
Komentet Olli i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se Shehaj nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së PD dhe as e përplasjeve mes dy grupimeve në këtë parti, gjë që sipas tij bën që ai të mos ketë kosto individuale.
Ai tha gjithashtu se Shehaj është dhe perceptohet në publik si i djathtë dhe nëse do të dalë në zgjedhje, sipas Ollit, ai do të kërkojë vota nga PD.
“Unë mendoj për aq kohë sa Shehaj ka disa elementë, nuk ka qenë pjesë e qeverisjeve të PD, nuk ka kosto individuale. Nuk ka qenë pjesë e përballjeve apo përplasjeve në PD. Përplasja ka qenë te ata që shaheshin me libër shtëpie.
Mënyra si ka reaguar, nuk e ka kaluar te ajo pjesa që sot përqafohen dhe e kanë vrarë moralin fare. Ai e ka ruajtur atë pjesën e moralit.
Kur të vijmë në terrenin e asaj që diskutojmë te vota, votën ai te PD do e kërkojë. Shehaj ka 25 % pëlqyeshmëri te të majtët që e pëlqejnë, ndërsa kemi 38-39 % te të djathtët që e pëlqejnë. Nëse të tjerët i konsiderojnë pak amorf, Shehajn e konsiderojnë të djathtë”, tha Olli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë