Agustin Kola në spital, KF Tirana mesazh mbështetjeje për ish-sulmuesin legjendar
Një nga ikonat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe të Tiranës, Agustin Kola, po kalon një moment të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ish-sulmuesi i famshëm i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se Kola është diagnostikuar me ulçerë në stomak, ndërsa po i nënshtrohet trajtimeve të specializuara mjekësore.
Gjendja e tij raportohet e stabilizuar, megjithatë kërkon ende kujdes të vazhdueshëm nga personeli shëndetësor.
Ndërsa klubi bardheblu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen e plotë për ish-futbollistin duke u shprehur të bindur se Kola do ta fitojë edhe këtë betejë, ashtu siç ka bërë gjithmonë në fushë.
“KF Tirana ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të legjendës sonë, Agustin Kola, duke qenë pranë tij fizikisht që nga dita e parë e shtrimit në spital. Për klubin tonë, prioriteti kryesor ka qenë dhe mbetet mirëqenia e tij. Solidariteti dhe përkushtimi ynë janë shprehur çdo ditë përmes kujdesit të afërt dhe mbështetjes së vazhdueshme. E kuptojmë që jo i gjithë komuniteti bardheblu ka mundësi të komunikojë me të privatisht, ndaj është e rëndësishme për ne që t’ju ofrojmë këtë hapësirë për të shprehur urimet dhe dëshirat tuaja për shërimin e tij të shpejtë. E presim me padurim legjendën Kola dhe jemi të sigurt se së shpejti do të shihemi në stadium,” thuhet në postimin e klubit të futbollit Tirana.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët