“Ahmetaj është i përkëdhelur i SPAK”, Prençi: Hetimi veçmas lehtëson akuzat ndaj tij
Shemsi Prençi tha se Arben Ahmetaj është i përkëdhelur i SPAK-ut pasi sipas tij veçimi i ish-zëvendës kryeministrit nga çëshjta e inceneratorëve i jep atij rrethana lehtësuese.
I ftuar në Euronews Albania, Prençi tha se Ahmetaj nëse nuk është komandanti i aferës korruptive të inceneratorëve, është i treti në radhë ndaj ai duhet të gjykohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal
“Mua më duket se është i përkëdheluri i SPAK-ut. Fakti që renditet shpërdorimi i detyrës, që është minimumi jetik, asistenca sociale në drejtësi, është vepra që nuk duhet të përmendet te ministrat. Çështjen e inceneratorëve e ka bërë një qeveri se ka shumë të implikuar, hetimi më vete i Arben Ahmetaj është përkëdhelje.
Arben Ahmetaj në mos i dyti është i treti. Mendoj se Inceneratorët janë një kafshatë e madhe e cila nuk mund të bëhet pa dijeninë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Sekretarit të Përgjithshëm. Ata që e kanë ideuar si një grup i strukturuar kriminal janë të paktën 40% e qeverisë sepse inceneratorët prekin shumë fusha.
Fakti që ai veçohet e konsideroj favorizim, në mos komandanti ai duhet të jetë i treti në këtë vepër, por kur një vepër penale e bën një person i vetëm ka rrethana lehtësuese. Opinioni publik ka pritur të hetohet si tigër, por tigri ka përfunduar në rezervat”,- tha Shemsi Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 19:32 Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 19:12 Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
- 18:56 Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
- 18:43 Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin
- 18:41 Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)