Ahmetaj shkarkohet, e zëvendëson Balluku| 5 ngjarjet kryesore deri në mesditë
- Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku emërohet zv.kryeministre
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi në Tëitter se Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministre. Ndërsa Arben Ahmetaj është shkarkuar si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin.
Lexoni për më shumë: Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku emërohet zv.kryeministre

- E shkarkoi sot, postet me rëndësi që Rama i besoi Ahmetajt në 9 vite
Nga 2013-ta, Arben Ahmetaj ka qenë përherë në krahë të Edi Ramës.
Në 9 vite drejtimi të qeverisë nga Rama, Arben Ahmetaj ka qenë gjithmonë pjesë e kabineteve qeveritare, me përjashtim të një 10-mujori nga janari deri në dhjetor të 2019-ës.
Lexoni për më shumë: E shkarkoi sot, postet me rëndësi që Rama i besoi Ahmetajt në 9 vite

- Shmangni daljet në mesditë, temperatura deri në 42 gradë
Mot i nxehtë me temperatura deri në 42 gradë Celsius do të shoqërojë vendin tonë këtë javë.
Kështu u shpreh Lajda Porja nga Meteoalb për Euronews Albania. Ajo tregoi se sot në zonat bregdetare dhe në qarkun e Elbasanit temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.
Lexoni për më shumë: Shmangni daljet në mesditë, temperatura deri në 42 gradë

- Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditëve
Grupi kriminal i njohur si LockBit ka deklaruar se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane duke kërcënuar t’i bëjë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar.
Të dhënat thuhet se janë vjedhur nga Agjencia Italiane e të Ardhurave, dhe përfshijnë informacione financiare, raporte, kontrata, dokumente etj. të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Lexoni për më shumë: Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditëve

- Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.
Lexoni për më shumë: Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen ‘Partizani’
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur