Aishe Haklaj thirret në SPAK, prokuroria e merr në pyetje

28 Prill 2023 | 11:24

Motra e vëllezërve Hklaj, Aishe Haklaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se Haklaj po merret në pyetje nga një prokuror i SPAK.

Ajo është paraqitur në organin e akuzës e vetme dhe e pa shoqëruar dhe pa avokat.

Bëhet me dije se arsyeja me të cilën po merret në SPAK ka të bëjë me një kallëzim të kryer prej saj në korrik të vitit 2021, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Fatmir, Halil, Ylli dhe Shkëlqim Haklaj.

Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzuesit për padinë e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026