Aknimimi i PD-së kundër Berishës, caktohen gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, ka hedhur këtë të mërkurë shortin publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë ankimimin e PD-së kundër regjistrimit në zgjedhje të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankimimin janë:
- Sokol Ibi (Relator);
- Manjola Xhaxho (Anëtare);
- Edlira Petri (Anëtare);
- Esmeralda Xhili (Anëtare);
- Alma Kolgjoka (Anëtare).
Ankimi i PD-së me kryetar të komandudar Enkelejd Alibeajn është bërë nën argumentat se marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, në kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.
Në konkluzionin e paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, thuhet se marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë