Aksi Librazhd-Prrenjas i bllokuar prej 5 ditësh, gazetarja tregon situatën nga vendi i ngjarjes
Situata në aksin Librazhd-Prrenjas mbetet kritike pas shembjes së një segmenti të rrugës tek Arrat e Gurrës. Banorët dhe udhëtarët nuk kanë mundur të kalojnë prej pesë ditësh, ndërsa rrëshqitjet e tokës dhe ndarja e urës në mes kanë krijuar një situatë të rrezikshme. Punonjësit e ARRSH-së po shqyrtojnë mundësitë për gjetjen e rrugëve alternative, ndërsa dhjetra fshatra dhe banesa përreth kanë mbetur pa energji elektrike.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e shembjes, që dyshohet të ketë ardhur edhe si pasojë e grryerjes së lumit Shkumbin. Ndërkohë, banorët jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të rrëshqitjes së tokës.
“Është dita e 5-të që është shembur segmenti tek Arrat e Gurres në aksin Librazhd-Pogradec. Është dita e 5-të, shembja vazhdon me ritme të shpejta; ura është ndarë në mes, asfalti vazhdon të futet në tokë duke e bërë situatën të rrezikshme. Për 5 ditë me radhë, banorët dhe kushdo që do të lëvizë nuk ka kaluar dot në këtë aks. OST po heq shtyllën e tensionit të lartë e cila rrezikonte të rrezohej. Punonjësit e ARRSH-së ndodhen në një tyreze teknike dhe po shqyrtojnë rrethanat për të gjetur një zgjidhje për problematikën dhe për rrugë alternative. Energjia elektrike mungon në dhjetra fshatra edhe banesat në afërsi të kësaj problematike. Banorët shprehen se ndodhen të rrezikuar. Rrëshqitja e tokës vazhdon të thellohet prej tre ditësh. Prokuroria e Elbasanit vazhdon hetimet, pasi mendohet se kjo problematikë ka ardhur edhe prej grryerjes së lumit Shkumbin, por pritet një deklaratë zyrtare nga ana e prokurorisë për arsyet e kësaj shembjeje në përmasa të tilla, ndërsa e vuajnë qytetarët këtë gjë prej pesë ditësh”, tha gazetarja.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE