Aksident/ 24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me trafikndarësen

21 Gusht 2023 | 11:20

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne rreth orës 10:30 në aksin Elbasan- Tiranë.

Një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të cilin po drejtonte e për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të autostradës.

Policia bën me dije se drejtuesi A.H. është dëmtuar nga përplasja dhe është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026