Aksident fatal në aksin Durrës-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

9 Shkurt 2026 | 11:15

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të Policisë, të hënën rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I. ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shoferi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme ndërsa vijon puna për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. I., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi të hënën, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, dyshohet se aksidentoi shtetasin E. Gj., 72 vjeç, i cili humbi jetën në spital”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026