Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 15-vjeçarja

2 Mars 2022 | 20:33

Një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Durrës mbrëmjen e së mërkurës.

Në aksident është përfshirë një mjet “Volkswagen Touareg”, që ka goditur nga pas një tjetër mjet tip “Benz”.

Nga përplasja e fortë e makinave janë thyer dy shtylla elektrike që ndodheshin anë rrugës dhe më pas mjeti “Benz” ka goditur dy vajza që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka rezultuar fatale për njërën, 15 vjeç, e cila ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës “Tuareg”, Izmir Luan Kusi nga Sukthi, i cili njihet si person problematik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026