Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre makina, lëndohen pasagjerët

14 Korrik 2023 | 20:28

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj te premte , në aksin rrugor Fier -Seman në segmentin rrugor te Ferme- Çlirim. Si rezultat i këtij aksidenti,  ku janë përplasur tre mjete, një tip Benz ,Opel dhe Wolksvagen ku ky i fundit ka përfunduar ne kanal. Nga ky aksident kane mbetur tre te lënduar,  dy prej te cilëve te mitur.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy anët e rrugë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen  ne vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit. Të lënduarit ndodhen ne spitalin e Fierit nen kujdesin e mjekeve. Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026