Aksident i rëndë në Fier, raportohet për disa të plagosur

20 Nëntor 2023 | 07:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në aksin rrugor Fier –Patos. Një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur.

Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026